Njoftim mbi vazhdimin e pranimeve për vitin akademik 2018-2019


Bazuar në udhëzimin e MASR-së Nr. 33, datë 23.10.2018 ju njoftojmë se kandidatët për studentë të cilët nuk kanë mundur të aplikojnë apo të regjistrohen gjatë raundeve të para (përfshi këtu dhe studentët që nuk e kanë plotësuar formularin A1 / A1Z) mund të aplikojnë  deri në datë 2 nëntor 2018.

Nërsa procesi i regjistrimeve do të vazhdojnë deri në datën 5-7 nëntor 2018

Në rast se do të ketë kuota ende të lira, regjistrimet do të vazhdojnë deri në datë 15 Nëntor 2018.

Dokumentet e nevojshme për regjistrim janë:
 
1. Kopje të noterizuar të diplomës së shkollës së mesme (e njëjësuar nga MASR në rast se studenti ka mbaruar jashtë vendit);
2. Kopje të mjetit të identifikimit;
3. Dy fotografi;
4. Mandat pagesa e taksës së regjistrimit;
5. Mandat pagesa e këstit/tarifës së studimit.
 
Për çdo pyetje apo informacion shtesë mos hezitoni të na kontaktoni në Cel. 069 88 99 999 / 067 40 63 042 / E-mail: [email protected] / Web. www.kub.edu.al ose të na vizitoni në kampusin tonë në adresën Rr. Vangjel Noti, Nr. 25, Laprakë, Tiranë.
 
Ju falenderojmë dhe ju mirëpresim!
 

 

Udhezim nr 33, dt 23.10

 

Ju mirëpresim! 🙂

Share This: