Mundësi trajnimi dhe punësimi në kompani prestigjoze italiane!


Falë bashkëpunimit që KUB ka krijuar së fundmi me Italian Network shpk, studentët do të kenë mundësinë për ndjekjen e trajnimeve dhe kualifikimeve  të ndryshme të vazhdueshme si dhe punësim në kompani të ndryshme prestigjoze italiane.

Në datat 13 dhe 15 Qershor 2019 në mjediset e KUB u mbajtën dy seminare informuese nga Z. Antonio Pecorella, HR Recruiter Manager pranë Italian Network, i cili i njohi studentët me aftësitë dhe softskills-et që i nevojiten për një punësim të suksesshëm në tregun vendas si dhe atë europian.

Kolegji Universitar i Biznesit fton të gjithë studentët e interesuar për t’u bërë pjesë e këtyre trajnimeve (FALAS) që të bashkëpunojnë me Zyrën e Studentit dhe Këshillimit të Karrierës me Dr. Irsida Dinoshi.

Ndërkohë, studentët të cilët janë në prag të përfundimit të studimeve/të diplomuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën e emailit: [email protected]

Të gjitha CV-të  do t’i dërgohen Kompanisë Italian Network, e cila do të rekrutojë studentët më potencial si dhe do t’ju sigurojë atyre punësim të menjëhershëm në kompanitë me të cilat bashkëpunon në Shqipëri dhe jashtë saj.

Nxitoni të aplikoni!!!

Suksese! 🙂 

njoftim punesimi

Share This: