Mjediset


Facilitetet kanë padyshim një rol jo pak të rëndësishëm në përmbushjen e misionit dhe objektivave të KUB, të tilla si burimet materiale, logjistika dhe shërbime të tjera për studentët. Dy godina katërkatëshe të KUB ndodhen në një pozicion mjaft të favorshëm, e aksesueshme lehtësisht nga ana e studentëve duke krijuar mundësinë për të realizuar me efektivitet të lartë veprimtarinë edukuese, mësimore e shkencore. Godinat e Kolegjit Universitar të Biznesit identifikohen si një tërësi hapësirash me funksione të përcaktuara qartë, jo vetëm në shërbim të procesit mësimor, por edhe të formimit praktik për të gjitha programet dhe gjitha shërbimeve të domosdoshme të lidhura me to.

Mjediset e brendshme janë moderne me hapësira  shumë funksionale për zhvillimin e të gjitha veprimtarive universitare. Leksionet, seminaret dhe laboratorët zhvillohen në salla me pajisje audiovizuale, që lehtësojnë procesin e mësimdhënies dhe komunikimin pedagog-studentë.

KUB ka në total një sipërfaqe rreth 5000m²

Në mjediset tona përfshihen:

  • Salla të mëdha, moderne dhe të përshtatshme leksionesh dhe seminaresh;
  • Zyra për stafin akademik, punonjësit e administratës dhe stafin mbështetës me të gjitha pajisjet e nevojshme;
  • Salla moderne kompjuterësh, ku ofrohet falas shërbimi i internetit si për studentët ashtu edhe për stafin akademik si dhe punonjësit mbështetës;
  • Biblioteka, libraria dhe salla leksionesh;
  • Laborator kompjuterik, mekanik dhe elektrikë;
  • Internet kafe si dhe mjedise të gjelbërta dhe relaksuese.

Godina A

DSC_0092

Godina B

DSC_0079

Share This: