Mesazhi i Presidentit


Nr. 7

Të dashur studentë,

Periudha e kalimit në universitet është sa e bukur po aq dhe e vështirë, pasi zgjedhja juaj përcakton profesionin tuaj në të ardhme. Por në ditët e sotme ju keni të gjithë informacionin e nevojshëm për të vlerësuar dhe bërë zgjedhjen tuaj. Ndaj dëshiroj t’ju kujtoj të gjithëve, që studenti nuk është një qenie e predispozuar gjenetikisht për t’u bërë x apo y, as origjina dhe as  kushtet familjare nuk vendosin kush do të bëhet ai në të nesërmen.
Kolegji Universitar i Biznesit gjatë gjithë historisë së vet ka ofruar mbi 550 bursa studimi për të gjithë studentët me rezultate të larta, studentë aktiv, studentë me kushte të vështira ekonomike, etj.
Ndaj ju, pa përjashtuar askënd i keni të gjitha mundësitë, kushtet dhe mbështetjen tonë për të ndjekur ëndrrat tuaja dhe të arritur sukses në jetë.

Kolegji Universitar i Biznesi është gjithmonë partner dhe mbështetës i studentëve edhe pas përfundimit të studimeve, duke ju mundësuar atyre mundësi këshillimi karriere, trajnime dhe mbi të gjitha punësim.

Suksese në jetën e bukur dhe plot sfida të dijes!

 

President i KUB

Prof. Ass. Dr. Ylber BEZO

Share This: