Search
Close this search box.

Marrëveshje bashkëpunimi me Confindustria Albania

Detajet

 

Sot në mjediset e Kolegjit Universitar të Biznesit u finalizua marrëveshja e bashkëpunimit me Confindustria Albania.
Marrëveshja u firmos nga Presidenti i Confindustrias, Z. Sergio Fontana dhe Rektori i KUB, Prof. Dr. Leandro Haxhi.

Kjo marrëveshje konsiston në:

  • Aktivizimin e një sërë veprimesh që synojnë maksimizimin e sinergjive midis botës akademike dhe botës së aktiviteteve prodhuese me objektivin e përbashkët të përmirësimit dhe fuqizimit të sistemit të vendosjes dhe aktivizimit të praktikave për studentët dhe të diplomuarit e kurseve të studimit të Kolegjit Universitetar të Biznesit.
  • Fuqizimin e trajnimit të figurave profesionale të afta për të menaxhuar dhe përmirësuar proceset produktive të kompanive në këtë fushë, duke pasuruar sistemin e dijeve në nivel teorik dhe praktik për studentët dhe të diplomuarve (alumni) të Kolegjit Universitar të Biznesit duke siguruar një qasje më të mirë se si funksionon tregu i punës dhe duke i bërë studentët më shumë të vetëdijshëm për zgjedhjet e tyre profesionale,
  • Afrimin, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe rregulloret e Kolegjit Universitar të Biznesit, e kompanive vendore në proceset kërkimore duke patur si qëllim forcimin e marrëdhënieve midis kompanive dhe gjetjeve të hulumtimeve si dhe për të transferuar njohuritë e fundit në aktivitetet prodhuese.
  • Shtrirjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve me qëllim ndërmjetësimin, përgatitjen dhe punësimin e studentëve në kompani të ndryshme që janë pjesë e Confindustrias.

KUB falenderon Z. Sergio Fontana për gadishmërinë dhe bashkëpunimin.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.