Laboratorët


Procesi mësimor dhe kërkimor në KUB zhvillohet në mjedise të dedikuara për këtë qëllim duke garantuar nevojat për pajisje dhe logjistikë në formimin praktikë të studentëve në disiplinat e nevojshme. Laboratorët pranë godinës A mundësojnë mbulimin e lëndëve si: Informatikë, Kontabilitet Financiar, Kontabilitet i Aplikuar, Menaxhim Operacionesh, Statistikë, Ekonometri si dhe lëndë të tjera që lidhen ngushtë me përdorimin e kompjuterëve.  Përveç zhvillimit të lëndëve mësimore, këta laborator shërbejnë edhe për t’iu ardhur në ndihmë studentëve si dhe stafit për kërkime të ndryshme shkencore.

Për sa i përket praktikave për studimet e larta profesionale ato zhvillohen pranë godinës B në 3 laborator të dedikuar, të tillë si:

  • Laboratori i Elektrikës
  • Laboratori i Mekanikës
  • Laboratori i Informatikës

Laboratorët e KUB janë bashkëkohorë dhe ofrojnë mundësi praktike reale për studentët.

Laboratorët janë në dispozicion çdo ditë nga ora 08:00-20:00.

Share This: