Search
Close this search box.

Konferenca III Kombëtare Studentore

Detajet

Në mjediset e Kolegjit Universitar të Biznesit u mbajt Konferenca III Kombëtare Studentore me temë “Faktorët që ndikojnë në emigrimin & migrimin e të rinjve shqiptarë”
Të pranishëm në këtë konferencë ishin dhe shumë studentë nga universitete të ndryshme shqiptare.
Konferenca u hap me fjalën përshëndetëse të Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë, i cili shprehu përgëzimet për këtë organizim studentor. Gjithashtu, fjalë përshëndetëse u mbajt dhe nga pedagogia Dr. Matilda Meta, pedagogu Dr. Enis Fita, Kryetaria e Qeverisë Studentore Znj. Fabiola Brahimaj, si dhe nga Zv. Kryetari i Qeverisë Studentore Z. Bjorn Zotaj.
Më pas konferenca filloi normalisht me prezantimin e punimeve të cilat u vlerësuan maksimalisht nga të pranishmit në këtë konferencë.
Punimet më të mira të kësaj konference do të botohen në numrin e ri të Revistës Studentore KUBmag në muajin qershor 2019

KUB dëshiron të falënderoj Qeverinë Studentore, studentët dhe të gjithë të pranishmit në këtë konferencë.

60444890_2399346183643169_5586952918164045824_n60860054_2399345983643189_5136368354407219200_n60872364_2399346400309814_6012541833115074560_n61005023_2399345500309904_1498714058956734464_n

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.