Ceremonia e Diplomimit 2018


Të dashur studentë, miq dhe bashkëpunëtorë!

Kolegji Universitar i Biznesit ka kënaqësinë t’Ju ftoj të merrni pjesë në eventin gala të “Ceremonisë së Diplomimit 2018”, e cila do të mbahet ditën e Shtunë, datë 10 Nëntor 2018, ora 14:00 në sallën “UNESCO” në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar.
Janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët Bachelor dhe Master të të dy fakulteteve, familjarët e studentëve që do të diplomohen, pedagogë, studentë si edhe të ftuar të tjerë nderi.
PROCEDURA E PAJISJES ME PELERINË & KAPELE:
• Për pajisjen me pelerinë & kapele ju mund të paraqiteni pranë zyrave të sekretarive ditën e shtunë datë 10 Nëntor 2018, nga ora 09:00-12:00.
• Brenda datës 10 Nëntor 2018, ora 12:00 ju duhet të bëni dhe pagesën e tarifës për tërheqjen e diplomës.
KUJDES: pas orës 12:00 asnjë studentë nuk do të ketë mundësi për pajisjen me pelerinë & kapele.
• Ndërsa kthimi i pelerinës & kapelës duhet bërë brenda datës 16 Nëntor 2018 në zyrat ku janë tërhequr.
Ju lutemi të jeni korrekt me orarin pasi dhe vendosja në sallë do të ketë renditje në mënyrë që mos pengohet procesi dhe shmangia e vonesave për shpërndarjen e diplomave.

Për çdo pyetje apo informacion shtesë ju lutemi na kontaktoni në Cel. 069 88 99 999 (whatsapp/viber) ose E-mail: [email protected]

Ju mirëpresim të festojmë së bashku në këtë CEREMONI GALA!!! 👨‍🎓👩‍🎓

 

Share This: