PYETËSORËT E STUDENTËVE (NJSBC)


Në zbatim të kërkesave për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë se mesimdhenies në KUB gjatë muajit Janar antarët e NJSBC-së janë duke mbyllur procesin e plotësimit të formularëve drejtuar studentëve për shprehjen e opinioneve të tyre të pavaruara rreth tij.

Ky anketim ka përfshirë studentet e të tre njesive kryesore: Ekonomik, Drejtësi dhe Kolegji I Studimeve te Larta Profesionale.

Anketimi ka për qëllim marrjen e mendimeve dhe vlerësimeve nga studentët përsa iu përket pedagogëve  dhe cilësisë së shërbimit të ofruar që aktualisht iu ofrohet.

KUB është angazhuar rigorozisht në çdo plotësim kërkese, paqartësie apo dhënie infomacioni në lidhje me programet e studimit dhe vlen për tu theksuar fakti se ka patur një përfshirje të lartë të studenteve sikurse  përcjellje mendimesh mjaft me vlerë për institucionin.

Share This: