Zyra e Kërkimit Shkencor dhe Projekteve
Rreth nesh
Zyra e Kërkimit Shkencor dhe Projekteve është njësia më e re pjesë e strukturës organizacionale të Kolegjit Universitar të Biznesit (KUB) e krijuar me qëllim zgjerimin ndërkombëtar të institucionit në fushën e zhvillimit të projekteve të përbashkëta me një gamë të gjerë partnerësh në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar. ZKSHP lehtëson bashkëpunimin e KUB-it me institucione partnerë në sferën e arsimit të lartë, shoqërisë civile dhe sipërmarrjes. Për më tepër KUB ka krijuar rrjetin e partnerëve në rajon duke bashkëpunuar në fusha me interes të përbashkët për zhvillimin e mëtejshëm të arsimit dhe kërkimit shkencor.
Misioni:
Misioni Zyrës së Kërkimit dhe Projekteve është të promovojë dhe forcojë aftësitë e kërkimit duke rritur ndërgjegjësimin dhe bashkëpunimin me institucionet publike dhe private si në nivelet brenda vendit, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Duke funksionuar si instrument lehtësues, kjo Zyrë pjesë të misionit të saj ka përfshirjen e stafit akademik, kërkuesve dhe studentëve të KUB në projekte për zhvillim kapacitetesh, kërkime shkencore dhe studime të ndryshme të orientuara nga zhvillimet e tregut lokal dhe ndërkombëtar, politikëbërja me synim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, etj.
Kontakt:
Dr. Irsida Dinoshi
E-mail: [email protected]
Msc. Kaltra Selami
E-mail: [email protected]
Msc. Armila Xhebraj
E-mail: [email protected]
Për t’u njohur me projektet tona, ju lutemi linkun:
Projekti Gradua
Avancimi i të Diplomuarve dhe zhvillimi i kapaciteteve universitare në Shqipëri. https://www.graduaproject.com/
Projekti GRADUA, pjese e programit Erasmus + dhe e Koordinuar nga Universiteti Bujqesor i Tiranes, është krijimi i sinergjive konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet ofrimit të një instrumenti të unifikuar në dispozicion të të dy përfituesve për vlerësimin e të diplomuarve, performancave të sistemit arsimor dhe sigurimin e mjeteve novatore të rekrutimit. Nepermjet GRADUA-s synohet qe te krijohet nje model i perputhjes se kerkeses me oferten duke krijuar databazen e te diplomuarve nder univesitetet ne vend nepermjet: mbledhjes se te dhenave te te diplomuarve, forcimi i bashkepunimit midis dypalesh universtitet-biznes, pozicionim i pershtatshem i te diplomuarve ne tregun e punes. Zbatimi i projektit vjen si një platformë inovative IT, e cila do të ndjekë të diplomuarit dhe punësimin e tyre në mbështetje të hartimit të politikave dhe reformës së arsimit të larte.
Kolegji Universitar i Biznesit eshte tashme pjese e kesaj Platforme duke implementuar te gjitha programet e tij te studimit ne te dy ciklet Bachelor dhe Master.
Titulli i Projektit: Avancimi i të Diplomuarve dhe zhvillimi i kapaciteteve universitare në Shqipëri/GRADUA
Kohezgjatja: 3 vite (15/10/2017 – 15/10/2020)
Programi: Erasmus +, KA2 – Capacity Building in Higher Education (CBHE)
Partneri kryesor: Universiteti Bujqësor i Tiranës
Partnerët:
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Arteve Tiranë
Universiteti Politeknik i Tiranës
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
Universiteti Europian i Tiranës
Universiteti Polis
Universiteti Katolik “Zonja e Këshillit të Mirë”
Albanian University
Universiteti Aleksander Moisiu Durres
Universiteti Fan S.Noli Korçe
Universiteti Luigj Gurakuqi Shkoder
Kolegji Universitar i Biznesit (UCB)
Kolegji Wisdom
Alma Mater Studiorum Università di Bologna
Università degli Studi di Siena
University of Barcelona
University Institute of Lisbon
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë
Consorzio Interuniversitario AlmaLaurea
Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve
Associated partners: United Nations Development Programme
Plani Strategjik 2015-2020