Dinamika e zhvillimit ekonomik, ritmet e rritjes së numrit dhe madhësisë së bizneseve si dhe rritja e kompleksitetit të transaksioneve tregtare kanë mbetur shtysa kryesore në hartimin e profileve të diplomave dhe programeve të moduleve përkatëse.
Fakulteti i Ekonomisë ofron programe studimi të ciklit të parë, Bachelor në Ekonomi (3 vite akademike, 180 Kredite/ECTS), në katër profile:
- Administrim Biznesi;
- Financë Kontabilitet;
- Banka dhe Institucione Financiare;
- Informatikë Biznesi.
Ky sistem studimesh është ndërtuar në përputhje me Dokumentin e Bolonjës, Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar dhe udhëzimi Nr. 15 të Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës, datë 04.04.2008 “Për organizimin e studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë” dhe kërkesave të kohës.
Hartimi i kurrikulave merr parasysh dhe vlerëson dobishmërinë që ka për studentët përmbajtja e lëndëve të përfshira në programet e studimit duke pasur parasysh se studentët do të jetojnë edhe punojnë në një ekonomi globale, diverse dhe konkurruese.
Fakulteti i Drejtësisë ofron:
- Studime të Integruara 5-Vjeçare në Drejtësi (5 vite, 300 Kredite/ECTS);
Dy programet e këtij cikli studimesh, ju ofrojnë kurrikulat më të pasura dhe atraktive në përgatitjen e studentëve për profesionet e ardhshme në fushën e Drejtësisë.
Shënim!
Pranimi në programet e studimit Bachelor bëhet në përputhje me VKM Nr. 295, datë 10.05.2019 “PËR PËRCAKTIMIN E NOTËS MESATARE PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE NË PROGRAMET E STUDIMEVE TË CILIT TË PARË……………………PËR VITIN AKADEMIK 2019-2020