Praktika – Vizita Studimore


Kolegji Universitar i Biznesit i jep një vëmendje të veçantë përgatitjes praktike të studentit, kjo me qëllim që studentët të jenë kandidatë potencial për punësim direkt pas përfundimit të studimeve.

Falë bashkëpunimit që Kolegji Universitar i Biznesit ka me aktorë vendas dhe të huaj nga fusha e ekonomisë, drejtësisë si dhe industrive të ndryshme, bëjnë të mundur dhe realizimin e shumë vizitave studimore dhe praktikave të ndryshme profesionale.
Gjatë zhvillimit të këtyre vizitave studimore, studentët kanë mundësinë të njihen me elementët më të rëndësishme dhe të nevojshme për formimin e tyre profesional.

Ndërthurja e teorisë me praktikën është një sukses i garantuar për studentët e së nesërmes në tregun e punës. Studentët e KUB-it  të cilët kanë qenë pjesë e këtyre vizitave studimore, praktikave profesionale si dhe intershipeve të ndryshme, sot janë të punësuar në pozicione kyçe në administratën publike si dhe biznese lider në Shqipëri.

Disa nga bizneset dhe institucionet ku studentët e KUB-it kanë pasur mundësinë t’i vizitojnë dhe të kryejnë praktika si dhe internshipe, janë:

  • Antea Cement, Titan Group;
  • Coca Cola;
  • Dogana e Rinasit;
  • Dogana e Durrësit;
  • Kryeministria;
  • Zyra e Mbrojtjes nga Diskriminimi;
  • Gjykata Administrative;
  • Gjykata e Shkallës së Lartë;
  • Prokuroria;
  • Raiffeisen Bank;
  • First Investment Bank;
  • Kuvendi i Shqipërisë;
  • Instituti i Sigurimeve Shoqërore;
  • Ministri dhe institucione të tjera publike, biznese, zyra avokatie, zyra kontabiliteti, ofiçina të ndryshme, etj.

Klikoni për më tepër informacion rreth bashkëpuntorëve tanë

Share This: