POLITIKA E PRIVATËSISË


I nderuar vizitor,

Kjo është Politika e Privatësisë së faqes zyrtare të Kolegjit Universitar të Biznesit.

 

Kolegji Universitar i Biznesit në përputhje të plotë me parashikimet e Ligjit nr. 9887, datë 10.3.2008 , “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, angazhohet në mbrojtjen e privatësisë së të dhënave për përdoruesit e faqes së internetit të Kolegjit Univeristar te Biznesit (kub.edu.al) . Informacioni i mëposhtëm mbi Politikat e Privatësisë përshkruan llojet e të dhënave të mbledhura dhe si do të përdoren këto të dhëna nga institucioni ynë.

Të gjithë ju që aksesoni Faqen Zyrtare kub.edu.al duhet të bini dakord me këtë Politikë. Ju lutem mos vijoni të aksesoni dhe të navigoni në Faqen Zyrtare nëse nuk jeni dakort me to. Në të kundërt, do të quhet se e keni pranuar këtë Politikë.

Qëllimi i Politikës së Privatësisë, KUB  është të informojë personat që vizitojnë Faqen Zyrtare, në lidhje me mënyrën e mbledhjes, përpunimit, ruajtjes, si dhe masat e marra për sigurinë e të dhënave personale duke respektuar dhe garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe, në veçanti, të drejtën e ruajtjes së jetës private.

 

Qëllimi i mbledhjes së informacionit

 

Ky informacion mblidhet për:

  • Qëllime statistikore dhe studimi (për të treguar qasjen e vizitorëve, për të parë se cilat janë rubrikat më të ndjeshme dhe për rrjedhojë interesin e palëve të interesuara, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm);
  • Qëllime analize për krijimin e shërbimeve/produkteve të reja;
  • Për marrjen e qëndrimit dhe/ose pretendimeve të përdoruesve të faqes dhe palëve të interesuara/përdoruese në lidhje me shërbimet e KUB.

 

KONTAKT

 

  • Përdoruesit që kanë ndonjë pyetje në lidhje me këtë deklaratë të privatësisë, ankesë apo praktikat e kësaj faqe interneti, mund të kontaktojnë përmes e-mailit në adresën [email protected]

Share This: