NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR STAF AKADEMIK


NJOFTIM

PËR VENDE VAKANTE PUNE PËR PERSONEL AKADEMIK

Kolegji Universitar i Biznesit shpallë njoftimin për vende të lira pune për personel akademik pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Fakultetit të Drejtësisë

Kriteret e përgjithshme të kandidatëve për aplikim janë:

  1. Të zotërojë gradën “Doktor” në fushat e kërkuara/ose të jetë në vitin e fundit të mbrojtjes së doktoraturës;
  2. Të ketë përvojë mësimdhënie më shumë se dy vite;
  3. Të njohë dhe të ketë të mbrojtur një gjuhë të huaj (preferohet gjuha angleze);
  4. Aftësi menaxheriale;
  5. Aftësi komunikimi;
  6. Aftësi dhe dëshirë për punë në grup;
    Shënim: Përparësi kanë kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit.

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

  1. Curriculum Vitae;
  2. Fotokopje e noterizuar e diplomës universitare (Bachelor, Master, PhD);
    Shënim: Në rast studimesh jashtë kërkohet dhe dëshmi njëhësimi nga MASR;
  3. Fotokopje e noterizuar e listës së notave;
  4. Fotokopje e kartës së identitetit;
  5. Dëshmi e gjuhës së huaj;
  6. Listë botimesh/projektesh;
  7. Librezë pune ose dokument që vërteton përvojën në punë.

Procedura e aplikimit:

Dokumentacioni i plotë i aplikimit duhet të dërgohet në mënyrë elektronike brenda datës 15.09.2020  pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në adresën e e-mailit: [email protected]

Përveç konkurrimit me dosje kandidatët do t’i nënshtrohen një interviste në Rektorat.
Për vazhdimin e kësaj procedure do të njoftohen vetëm kandidatët e përfshirë gjatë procesit të përzgjedhjes!

Share This: