Krijohet në KUB “Klinika e Ligjit”


Në KUB duke filluar nga datat 23 Janar 2020 është ngritur Klinika e Ligjit, e cila ka si qëllim ofrimin e konsulencës ligjore falas, për personat në pamundësi ekonomike për të përballuar ndihmë nga avokati. Ajo mbështetet dhe funksionon, në kuadër të punës vullnetare të ofruar nga studentët e Fakultetit të Drejtësisë. më konkretisht me studentët e vitit të tretë si dhe studentët e masterit për faktin se kanë njohuri nga të treja fushat, e jurisprudencës.

Objektivat:

Më konkretisht  “Klinika e Ligjit” synon:

  1.   Studentët që do të jenë pjesë e saj  do të kenë mundësi të përfshihen në përgatitjen e opinioneve ligjore, përpilimin e dokumentave si dhe akteve juridike të ndryshme.
  2.   Synohet gjithashtu të rritet një edukim ligjor më cilësor
  3.   Ofrimin e ndihmës ligjore parësore për personat në pamundësi ekonomike
  4.   Përmirësimin e aftësive në fushën e drejtësisë nëpërmjet ushtrimit në praktikë.
  5.   Studentët e përzgjedhur do të jenë të angazhuar pranë Klinikës, deri në përfundim të vitit akademik 2019-2020. (përfshirja e studentëve në periudhë  një vjeçare realizohet me qëllim të angazhimit të sa më shumë studentëve).
  6.   Për studentët e profileve Master Shkencor, kjo periudhë  do te njihet si praktikë profesionale, për efekt të shlyerjes së detyrimeve Universitare.
  7.   Nëpërmjet kësaj Klinike synohet gjithashtu të njihet dhe të lartësohet më tej emri i KUB (ku theksohet bashkepunimi dhe partneriteti me klinika të tjera).
  8.   Studentët do të kenë mundësi në këtë mënyrë të punojnë drejtpërdrejtë me klientë si dhe të përfitojnë nga trajnimet e aftësimit praktik, etj.
  9. Organizim i trajnimeve të ndryshme me studentët e “Klinikës së Ligjit”, si dhe aktivizimi i tyre në veprimtari të ndryshme.
  10. Organizim i Gjygjeve Stimuluese.
  11. Studentëve të masterit u njësohet si e barazvlefshme për ndjekjen e praktikës mësimore. 
  12. Në përfundim të proçesit pjesëmarrësit do të pajisen me një “Vërtetim” ose “Çertifikatë”, apo bonuse në notë

Kriteret e Aplikimit:

  1. Kandidati duhet të jetë student i Drejtësisë në studimet Bachelor, viti i tretë, ose Master Shkencor e Drejtë Civile dhe Tregtare/ E Drejtë Penale;
  2. Të ketë mesataren e studimeve mbi 8;
  3. Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe punimi në grup, si dhe dëshirën për të punuar vullnetarisht në komunitet.
  4. Studentët e intereuar për aplikim të paraqesin letër interesi në adresën elektoronike: [email protected]

Klinika ndodhet në Kolegjin Universitar të Biznesit, Godina A;

Orari i pritjes: 9.00-14.00;

E Hënë deri të Premte.

Tel: +355 42 454893

Share This: