Konkursi “Kërkimi im fillon këtu”


  • Qëllimi i projektit

Projekti ‘Kërkimi im fillon këtu!’  ka si qëllim të para përgatisë studentin me mënyrën e punimit të një Teme diplome, si forma konkluduese dhe më e suksesshme e mbylljes së ciklit 3 – vjeçar të studimeve Bachelor / Master.

Studenti të ‘edukohet’ me formën e kërkimit të informacionit të nevojshëm mbi tematikën për të cilën ai studion, mënyrën e gjetjes së burimeve të informacionit, studimit të tregut, përpunimit të të dhënave, nxjerrjes së përfundimeve, sugjerimeve, etj. Dhe jo vetëm pjesa akademike, por edhe mënyra e prezantimit të vetvetes pikërisht nëpërmjet projektit, qoftë edhe mënyra e punimit të një poëer point, dhe përballimi i emocioneve me auditorin e hapur, i interesuar për të dëgjuar punën e tij.

Ndërsa studentët e vitit të dytë, janë pikërisht brezi pasardhës i cili duhet të fitojë një eksperiencë nga studentët që diplomohen, qëllimi është të provojnë veten edhe ata, pasi kjo punë e tyre do të jetë më e lehtë në vitin pasardhës.

  • Objektivi i Projektit ‘Kërkimi im fillon këtu!’

Objektivi i tij qëndron në është rritjen e bashkëpunimit ndërstudentor, krijimin e një klime edhe më shumë bashkëpunuese student – lektor, rritja e ndërgjegjësimit të studentëve mbi origjinalitetin e punimit të temës së diplomës, studenti të fillojë të mësojë mbi rishikimin e literaturës pra të kërkojë informacion /  ta përzgjedhë  atë në funksion të objektivave të temës së punimit, studenti të mësojë më shumë mbi strukturën bazë dhe elementët e duhur mbi një material studimor / mbi një temë diplome etj.

Projekti ‘Kërkimi im fillon këtu!’ synon:

  • Të përcjellë një frymë pune në grup dhe mjaft bashkëpunuese student – pedagog;
  • Të krijohet një kulturë për të mbajtur studentin në një punë sistematike si dhe të zgjerojë kurikulën e tij;
  • Të përcillet e njëjta frymë ndër breza dhe të synohet rritja e konkurencës së studentëve brenda grupit për përzgjedhjen më të mirë;
  • Studentët të synojnë të zgjerojnë punën e tyre, qoftë edhe duke e zgjeruar në material diplome apo edhe kenë horizont të hapur për të synuar projektin ku kanë dhuntitë më të mira;
  • Të synohet promovimi i punës së studentit edhe në media;
  • Të nxisë iniciativa të tjera të punëve në grup, apo edhe bashkëpunime me profilet e tjera sociale në KUB.
  • Pjesëmarrësit në Projekt.

Projekti është planifikuar për t’u zhvilluar gjatë semestrit të parë të vitit akademik 2019 – 2020 dhe që ti shërbejë plotësisht studentëve të viteve të treta si orientim për të punuar temat e diplomave gjatë semestrit të dytë. Si e tillë, pjesëmarrës në të do të jenë studetët e viteve të dyta dhe të treta të programeve: Profesionale, Bachelor dhe Master

  • Përmbajtja e Projektit ‘Kërkimi im fillon këtu!’

Zbatimi i Projektit planifikohet të realizohet në tre faza gjatë semestrit të parë të vitit akademik 2019 – 2020.

Faza e parë, përcaktimi i lëndëve, grupeve të punës mes studentëve dhe tematika e punimeve   (Nëntor – Dhjetor 2019)

Formati i vlerësimit të vazhduar të studentit gjatë semestrit vlerësohet si një pjesë e rëndësishme e angazhimit të studentit pikërisht në detyra kursi, kologiume apo punë grupi me ngarkesë 40 % të vlerësimit të tij përfundimtar dhe 60 % merr vlerësimi i provimit përfundimtart i lëndës.

Lëndët ku ju mund të bëheni pjesë e konkursit janë:

  • Informatikë & Aplikime Kompjuterike, Viti I në BSc FK, AB, BIF
  • Sip[rmarrja dhe Drejtimi i SME-ve, Viti II në BSc FK, AB, BIF
  • Hyrje në Financë, Viti II në BSc FK, AB, BIF, IB
  • Database në Menaxhim, Viti II në BSc Informatikë Biznesi
  • Financë Publike, Viti III në BSc FK, BIF
  • Menaxhimi i Projekteve, Viti III, në BSc AB
  • Qeverisja e Korporatave, Viti Inë MSc në KF dhe MB
  • E Drejta Publike, Viti I në BSc në D, DB
  • E Drejta Civile, Viti I në BSc në D, DB
  • E Drejta Kushtetuese, Viti I në BSc në D, DB
  • E Drejta Kushtetuese, Viti I në KSLP në Asistent i Lartë Ligjor
  • Filozofi e së Drejtës, Viti II në BSc në D, DB
  • E Drejta Penale e Përgjithshme / e Posaçme, Viti II BSc në D, DB
  • E Drejta Administrative, Viti II në BSc në D, DB
  • E Drejta Europiane, Viti III në BSc në D, DB
  • Pronësi dhe Trashëgimi, Viti I në MSc. DP, DCT

Si fazë e dytë, Prezantimi i punëve individuale brenda grupit dhe përzgjedhja e punës më të mirë. (13-17 Janar 2020)

Secila lëndë në mbarëvajtje të punës gjatë semestrit, duhet të organizojë ditën e prezantimit të punëve indivuduale brenda klasës. Në këtë mënyrë secili student ka mundësinë të prezantojë punën e tij dhe të vlerësohet nga pedagogu. Në këtë fazë, detyra e pedagogut është të vlerësojë punën më të mirë të grupit.

Faza e tretë, prezantimi në auditor të hapur i punëve më të mira dhe shpërndarja e çmimeve  (29 Janar 2020)

Kjo do të jetë edhe puna përfundimtare nëpërmjet të cilit ky anagazhim i përbashkët merr formën e një projekti. Të gjitha punët më të mira të përzgjedhura, do të kënë mundësinë të prezantohen në auditor të hapur me pjesëmarrje të studentëve dhe pedagogëve të tjerë të KUB-it, si dhe çdo pale tjetër e interesuar në tematikën e këtij projekti apo edhe në mbështetje të tij.

Tashmë, me punën më të mirë, pedagogu dhe studenti kanë mundësinë të bëjnë edhe plotesime të tjera të domosdoshme që mund te kenë lindur gjatë prezantimit në fazën e parë, me qëllim që materiali të marrë formë edhe më gjerë.

ÇMIMET FITUESE JANË:
Çmimi I: 20.000 lekë
Çmimi II: 10.000 lekë
Çmimi III: 5000 lekë

Në përfundim të aktivitetit të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë vlerësimi!

Suksese!

Share This: