Këndi i Maturantit


Kolegji Universitar i Biznesit (KUB) është institucion i arsimit të lartë jo publik, i cili operon në prej 10 vitesh në Shqipëri. KUB është krijuar në zbatim të ligjit Nr. 9741, datë “21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë dhe funksionon bazuar në VKM Nr. 651, datë 14.09.2011 “Për licencimin e “Kolegji Universitar i Biznesit si Institucion i Arsimit të lartë”. KUB ofron studime Bachelor, Master dhe Studime të Larta Profesionale.
KUB është i përbërë nga Fakulteti i Ekonomisë dhe Fakulteti i Drejtësisë si dhe një njësi e posaçme për studimet e larta profesionale, Kolegji i Studimeve të Larta Profesionale.
Të gjitha programet e KUB janë të licensuara dhe akredituara nga MASR dhe ASCAL.
Gjithashtu, KUB është i akredituar institucionalisht dhe nga Agjencia Britanike  “The Quality Assurance Agency for Higher Education”

Të dashur studentë,

Periudha e kalimit në universitet është sa e bukur po aq dhe e vështirë, pasi zgjedhja juaj përcakton profesionin tuaj në të ardhme. Por në ditët e sotme ju keni të gjithë informacionin e nevojshëm për të vlerësuar dhe bërë zgjedhjen tuaj. Ndaj dëshiroj t’ju kujtoj të gjithëve, që studenti nuk është një qenie e predispozuar gjenetikisht për t’u bërë x apo y, as origjina dhe as  kushtet familjare nuk vendosin kush do të bëhet ai në të nesërmen.
Kolegji Universitar i Biznesit ofron bursa studimi për të gjithë studentët me rezultate të larta, studentë aktiv, studentë me kushte të vështira ekonomike, etj.
Ndaj ju, pa përjashtuar askënd i keni të gjitha mundësitë, kushtet dhe mbështetjen tonë për të ndjekur ëndrrat tuaja dhe të arritur sukses në jetë.

Kolegji Universitar i Biznesi është gjithmonë partner dhe mbështetës i studentëve edhe pas përfundimit të studimeve, duke ju mundësuar atyre mundësi këshillimi karriere, trajnime dhe mbi të gjitha punësim.

Suksese në jetën e bukur dhe plot sfida të dijes!

 

President i KUB

Prof. Ass. Dr. Ylber BEZO

Kolegji Universitar i Biznesit ofron studime Bachelor, Master si dhe Studime të Larta Profesionale.

KUB ofron:

Studime Bachelor në:

  • Financë Kontabilitet
  • Administrim Biznesi
  • Banka dhe Institucione Financiare
  • Informatikë Biznesi 
  • Teknologji Informacioni 
  • Drejtësi
  • E Drejtë Biznesi

Studimet Bachelor zgjasin 3 vite akademike dhe kanë 180 Kredite/ECTS.

Studime të Larta Profesionale në:

  • Asistent i Lartë Administrativ
  • Asistent i Lartë Kontabël
  • Asistent i Lartë Ligjor
  • Teknik i Lartë Sistemesh Elektrike
  • Teknik i Lartë Sistemesh Kompjuterike
  • Teknik i Lartë Sistemesh Motorike

Studimet e Larta Profesionale zgjasin 2 vite akademike dhe kanë 120 Kredite/ECTS.

Studime Master Profesional në:

  • Master Profesional në Kontabilitet Financë
  • Master Profesional në Menaxhim Biznesi 

Studimet Master Profesional zgjasin 1 & 2 vite akademike dhe kanë 60 & 120 Kredite/ECTS.

Studime Master i Shkencave në:

  • Kontabilitet Financë;
  • Kontabilitet Auditim;
  • Menaxhim Biznesi;
  • Menaxhim në Marketing;
  • Administrim Publik.
  • E Drejtë Civile & Tregtare
  • E Drejtë Penale

Studimet Master i Shkencave zgjasin 2 vite akademike dhe kanë 120 Kredite/ECTS.

Për t’u njohur me Fakultetin e Ekonomisë, klikoni këtu
Për t’u njohur me Fakultetin e Drejtësisë, klikoni këtu
Për t’u njohur me Kolegjin e Studimeve të Larta Profesionale, klikoni këtu

 

 

 

KOLEGJI UNIVERSITAR I BIZNESIT në të gjithë veprimtarinë dhe pritshmërinë e tij, synon të renditet në top-listën e universiteteve dhe Institucioneve të Arsimit të Lartë më cilësor në vend. Për këtë arsye, përveç përzgjedhjes së stafit akademik shumë cilësor dhe shumë profesional, me tituj dhe grada shkencore, që procesi mësimor të realizohet me efektshmërinë më të lartë, KUB ndjek një politikë speciale edhe për sa i takon pranimeve të studentëve. Me qëllim që në auditorët tonë të ketë studentë të përgatitur dhe cilësor, KUB ofron mundësi dhe mbështetje për të gjithë studentët aktiv dhe me mesatare të lartë.

  • Studentët me mesatare mbi 9 përfitojnë bursë të plotë!
  • Studentët me mesatare nga 8-9 përfitojnë gjysmë bursë!

KUJDES: Kriter për përfitimin e bursës është që studentët duhet të aplikojnë gjatë raundit të parë të aplikimeve me Formularin A2 duke përzgjedhur KUB, ndryshe raundet e tjera ju humbet e drejta e përfitimit.

Gjithashtu, KUB ofron bursa studimi dhe për talente!

Veç kësaj për kategoritë e tjera të studentëve në nevojë ekonomike, u ofrohet mundësia që studentët, të marrin kredi lehtësuese sipas marrëveshjeve që KUB ka  realizuar me bankat tregtare në vend. Një tjetër mundësi për të vazhduar studimet pranë KUB-it është edhe pagesa e tarifës me këste, sipas kushteve ekonomike të studentit

Kolegji Universitar i Biznesit nuk ka kritere shtesë pranimi në programet e studimit, përveç kriterit të notës mesatare sipas VKM-së.
Procedura e regjistrimit në programet e studimit profesionale & bachelor kryhet nëpërmjet portalit U-Albania, ku matirantët duhet të bëjnë përzgjedhjen gjatë fazës së aplikimit.

  • Në ciklin Bachelor kriter pranimi është mesataria sipas VKM-së.
  • Në Studimet e Larta Profesionale nuk ka kritere pranimi.

 

 

Dokumentet e nevojshme për regjistrim në ciklin e studimeve Bachelor & Profesionale janë:

  • Dokumentin që vërteton përfundimin e shkollës së mesme sipas kërkesave të përcaktuara nga MASR së bashku me listën e notave.

Shënim: Për studentët që kanë përfunduar studimet jashtë vendit, ky dokument duhet të jetë i njohur nga MASR;

  • Fotokopjen e dokumentit të identifikimit (Kartë Identiteti ose Pasaportë);
  • Dy fotografi personale (përmasa 4×6).

Dokumentet e nevojshme për regjistrim në ciklin e studimeve Master janë:

  • Diplomën që vërteton përfundimin e studimeve në një program të ciklit të parë “Bachelor” ose një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë sipas kërkesave të përcaktuara nga MASR;
  • Fotokopje të noterizuar të Diplomës së Gjimnazit ;
    Shënim: Për studentët që kanë përfunduar studimet jashtë vendit, ky dokument duhet të jetë i njohur nga MASR;
  • Fotokopjen e dokumentit të identifikimit (Kartë Identiteti ose Pasaportë);
  • Dy fotografi personale (përmasa 4×6).

Kolegji Universitar i Biznesit mirëpret transferime të studentëve nga institucione të arsimit të lartë vendase ose të huaja, sipas udhëzimit të Ministrit të Arsimit.
Të gjitha programet e studimit në KUB janë hartuar në përputhje me Kartën e Bolonjës.

Studenti i interesuar për të transferuar studimet  e tij në KUB duhet së pari të paraqes një kërkesë me shkrim në fillim të vitet akademik ose semestrit si dhe të sjellë “Vërtetimin e Çregjistrimit” nga universiteti i origjinës. Më pas organi akademik kompetent vendos për meritë të barasvlerësimeve të provimeve të mbajtura nga kurset e origjinës.

Dokumente të tjera të nevojshme  për transferimin e studimeve duhen:

  • Dokumentin që vërteton përfundimin e shkollës së mesme sipas kritereve të përcaktuara nga MASR.

Shënim: Për studentët që kanë përfunduar studimet jashtë vendit, ky dokument duhet të jetë i njohur (ekujvalentuar) nga MASR;

  • Listën e notave dhe krediteve dhe numri i matrikullimit të nënshkruar dhe vulosur nga institucioni që studenti transferon studimet si dhe programin mësimor të IAL-së nga vjen studenti;
  • Vërtetim çregjistrimi nga IAL-ja që transferon studimet studenti;
  • Syllabuset e lëndëve për të cilat studenti është vlerësuar me notë pozitive në IAL-në e mëparëshme;
  • Fotokopjen e dokumentit të identifikimit (Kartë Identiteti apo Pasaportë);
  • Dy fotografi personale (përmasat 4×6);

KUJDES: Kriter për transferimin e studimeve në Programet Bachelor është nota mesatare sipas VKM-së, ndërsa në Studimet Profesionale nota mesatare nuk është kriter.

Akreditimi i Programeve në Fakultetin e Ekonomisë, klikoni këtu
Akreditimi i Programeve në Fakultetin e Drejtësisë, klikoni këtu
Akreditimi Institucional, klikoni këtu

Shënim: Programi Informatikë Biznesi dhe Studimet e Larta Profesionale janë në proces akreditimi.

Kolegji Universitar i Biznesit i kushton një vëmendje të veçantë studentëve dhe aktiviteteve studentore.
Për t’u njohur me:
Aktivitetet Studentore, klikoni këtu
Konferenca Studentore, klikoni këtu
Nisma Studentore, klikoni këtu
Revista Studentore, klikoni këtu
Qeveria Studentore, klikoni këtu

KOLEGJI UNIVERSITAR I BIZNESIT në përmbushje të  misionit dhe vizionit të saj strategjik  lidhur me pikëtakimin  e  ofertës akademike me kërkesën e tregut të punës jo vetëm që u mundëson studentëve kryerjen  e praktikave profesionale, por  pas  diplomimit u  mundëson hedhjen e hapave të para drejt punësimit dhe zhvillimit të karrierës së tyre profesionale.

Kjo mundësohet falë  bashkëpunimeve dhe partneriteteve që KOLEGJI UNIVERSITAR I BIZNESIT ka  me shoqatat e kategorive profesionale sipas  programeve të studimit që ajo ofron, zyrat kontabël, studiot ligjore si dhe sipërmarrjet e mesme dhe të mëdha, brenda dhe jashtë vendit. KUB ka një rol ndëraktiv me  aktorët  e biznesit, vendas  dhe  të huaj, në kuadër të  këmbimit  të  informacionit,  zhvillimit të praktikave profesionale, transferimit  të njohurive duke qenë kështu një vlerë e shtuar midis aktorëve të arsimit të lartë shqiptar.

Gjatë 3 viteve të fundit mbi 90% e studentëve të diplomuar në KUB janë të punësuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

KOLEGJI UNIVERSITAR I BIZNESIT me synimin për të qenë një institucion arsimor prestigjioz jo vetëm në Shqipëri por edhe në vendet e rajonit, gjithmonë ka pasur prioritet realizimin e bashkëpunimeve me institucione të standardeve më të larta, qofshin këto brenda saj apo jashtë vendit, me qëllim rritjen e cilësisë së ofertës akademike si dhe ndërkombëtarizimin e diplomave tona.

KUB ka nënshkruar, dhe është në proces nënshkrimi, të marrëveshjeve të ndryshme me institucione qeveritare përfshirë:

  • Bashkëpunimin me universitetet shqiptare publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit. Duke u udhëhequr nga slogani “plotësues jo konkurrentë”, KUB beson se bashkëpunimi i shërben jo vetëm universiteteve, por mbarë shoqërisë.
  • Një bashkëpunim i suksesshëm ndihmon në maksimizimin e shfrytëzimit të burimeve njerëzore dhe atyre materiale të investuara nga institucionet tona.

KOLEGJI UNIVERSITAR I BIZNESIT synon t’u ofrojë studentëve njohuritë shkencore më të mira të universiteteve në mbarë Evropën si dhe eksperiencat profesionale më të konsoliduara  në marrëdhënie me sipërmarrjet më të suksesshme vendase dhe jo vetëm.

Për t’u njohur me listën e plotë të partnerëve, klikoni këtu

Për t’u njohur me mobilitetin e studentëve, klikoni këtu

 

Për t’u njohur me:
Trajnime & Workshop-e, klikoni këtu
Praktika Profesionale & Vizita Studimore, klikoni këtu
Biblioteka, klikoni këtu
Libraria, klikoni këtu
Laboratorët, klikoni këtu
Kampusi dhe mjediset, klikoni këtu

Për një informacion më të plotë, klikoni Guidën Studentore KUB

KUB 3D 🏛

Nëse keni dëshirë të vizitoni ambjentet tona por largësia ose koha ju kushtëzon?!
Atëherë, zgjidhja është e thjesht, na ndiqni linkun bashkëngjitur dhe vizitoni Kolegjin në formatin 3D

Për të vizituar KUB virtualisht, klikoni këtu

Tarifa e studimit është 1600 euro/viti akademik në të gjitha programet dhe ciklet e studimit!

Kolegji Universitar i Biznesit ndodhet pranë ish-sheshit “Shqiponja”, Rr. Vangjel Noti, Nr.25, Laprakë, Tiranë

Tel. +355 42 45 48 93 /  Mob. +355 69 88 99 999
Web: www.kub.edu.al  / E-mail: [email protected]

Gjithashtu, mund të na gjeni/ndiqni në rrjetet tona sociale:

Facebook
Instagram
Linkedin
Twitter
Youtube

 

Share This: