Ja dolëm që të gjithë së bashku të realizojmë ëndrrën tonë! Sot u diplomuam!


Ja dolëm!
Ja dolëm që të gjithë së bashku të realizojmë ëndrrën tonë! Sot u diplomuam!
 
Ditën e Enjte, dt. 14 Nëntor 2019 në mjediset e Tirana International Hotel u mbajt ceremonia e diplomimit të studentëve Bachelor dhe Master për vitin akademik 2018-2019
Studentë, prindër, të ftuar dhe përfaqësues të institucioneve dhe bizneseve ishin të pranishëm në këtë ceremoni gala. Të buzëqeshur dhe të përlotur studentët tanë mbyllën kështu një rrugëtim të rëndësishëm në jetën e tyre.
Kjo ceremoni u mbajt nga moderatorët Dr. Enis Fita, Dr. Irsida Dinoshi dhe Dr. Erinda Ahmetaj.
Ceremonia u çel nga fjala e Rektorit të KUB, Prof. Dr. Leandro Haxhi dhe më pas e Presidentit të KUB, Prof. As. Dr. Ylber Bezo
KUB dëshiron të falenderojë të ftuarit:
• Z. Redi Shtino, Zv. Ministër i Arsimit, Rinisë dhe Sportit;
• Z. Andi Seferi – Nënkryetar i Bashkisë Tiranë;
• Znj. Flutura Xhabija – Drejtore e Shoqatës Kombëtare të Grave Profesioniste, Afariste dhe Zejtare
• Znj. Gerta Bilali – Drejtore e Confindustria Albania.
të cilët nëpërmjet fjalimeve të tyre përshëndetën këtë ceremoni dhe ju uruan suksese në vijim të gjithë të diplomuarve.
Në këtë ditë të veçantë nuk kishte si të mungonte ndryshe dhe zëri i Qeverisë Studentore, ku pjesë e fjalimeve ishte dhe:
• Fabiola Brahimaj, Kryetare e Qeverisë Studentore;
• Bjorn Zotaj, Zv. Kryetar i Qeverisë Studentore;
• Armila Xhebraj, studente ekselence.
 
Gjatë ceremonisë, drejtuesit njoftuan dhe punësimin e dy prej studentëve më të mira, Fabiola Brahimaj dhe Armila Xhebraj si pjesë e stafit të KUB.
 
Faleminderit të gjithë ju që besuat dhe kontribuuat për arritjen e kësaj dite!
 
Ju nuk do të ecni kurrë të vetëm!
 
Urime!
 
75220770_2540099062901213_4580228191892799488_o75481910_2540100596234393_6114718735719727104_o75636069_2540099902901129_3511514486106226688_o76997420_2540098936234559_3678226201500975104_o 

Share This: