Fakulteti i Ekonomisë (FE) që në hapat e parë të themelimit, ka të përcaktuar qartë vizionin, misionin dhe objektivat kryesorë të veprimtarisë së tij. Misioni, vizioni dhe objektivat e FE udhëheqin planifikimin akademik, zbatimin e tij në praktikë dhe njëkohësisht bëjnë të mundur përqendrimin  e të gjitha forcave të stafit akademik dhe të punonjësve ndihmës në një fokus të përbashkët, në arritjen e një shërbimi cilësor si në mësimdhënie ashtu edhe në punën kërkimore-shkencore.

Vizioni i FE është që të rritet dhe të zhvillohet, me synimin të bëhet një ndër më të besueshmit në vend, në përgatitjen cilësore të specialistëve të ekonomisë. Në përmbushje të këtij vizioni, drejtimet ose synimet kryesore të aktiviteteve edukative, mësimore dhe shkencore, të  Fakultetit të Ekonomisë do të jenë:

Të edukojë dhe të përgatisë studentë në fushën e ekonomisë me qëllim të bëhen “Liderë të mendimit dhe të veprimit”, specialistë të profileve përkatëse të ekonomisë;
Të zhvillojë mendimin kritik dhe krijues me qëllim që studentët të kontribuojnë në zhvillimin e bizneseve dhe shoqërisë shqiptare mbi bazën e njohurive dhe përgjegjësive profesionale dhe etike;
Të luajë një rol aktiv në zhvillimet dhe proceset ekonomike të vendit duke u dhënë prioritet arritjeve të standardeve europiane të arsimit të lartë në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
Dinamika e zhvillimit ekonomik, ritmet e rritjes së numrit dhe madhësisë së bizneseve si dhe rritja e kompleksitetit të transaksioneve tregtare kanë mbetur shtysa kryesore në hartimin e profileve të diplomave dhe programeve të moduleve përkatëse.

Fakulteti i Ekonomisë ofron programe studimi, Bachelor në Ekonomi (3 vite akademike, 180 Kredite/ECTS), në 5 profile:

✅ Administrim Biznesi

✅ Financë Kontabilitet

✅ Banka dhe Institucione Financiare

Informatikë Biznesi

✅ Teknologji Informacioni

Programet Master Profesional dhe Master Profesional i Thelluar

✅ Kontabilitet Financë

✅ Menaxhim Biznesi

 

Programet e studimeve “Master Profesional” ju ofrojnë të diplomuarve të ciklit të parë Bachelor nje trjanim të mëtejshëm profesional në fushën e menaxhimit të biznesit dhe të kontabilitet-financës. Kohëzgjatja e këtyre studimeve është 1 ose 2  vjeçare, 60 & 120 Kredite/ECTS.

Master i Shkencave (2 vite akademike, 120 Kredite/ECTS), në:

✅ Kontabilitet Financë

✅ Kontabilitet Auditim

✅ Menaxhim Biznesi

✅ Menaxhim në Marketing

✅ Administrim Publik

.

Share This: