Motoja e Fakultetit të Drejtësisë “Veritas, Virtus, Libertas”, është që të plotësojë më së miri të gjitha standardet e një Fakulteti model brenda të cilit formohen juristët e rinj.

Pranë këtij Fakulteti studentëve u jepet mundësia  e studimit në dy cikle: Studime të Integruara 5-Vjeçare & Master duke ju ofruar studentëve kurrikulat më të pasura dhe atraktive në përgatitjen e tyre për profesionet e ardhshme në fushën e Drejtësisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Politike ofron programe studimi në:

✅ Studime të Integruara 5-vjeçare në Drejtësi (5 vite, 300 kredite/ECTS)

Programe studimi Bachelor (3 vite akademike, 180 kredite/ECTS), në:

✅ Shkenca Politike

✅Marrëdhënie Ndërkombëtare

Master i Shkencave (2 vite akademike, 120 kredite/ECTS), në:

✅ E Drejtë Civile dhe Tregtare

✅E Drejtë Penale

Pas përfundimit të këtij cikli, të gjithë studentët me titullin “MSc”, gëzojnë të drejtën të konkurrojnë për vazhdimin e studimeve për Prokurorë dhe Gjyqtarë pranë Shkollës së Magjistraturës. Titulli “MSc” është gjithashtu një kusht i vendosur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë për regjistrimin si Asistent Avokat dhe më pas nënshtrimit të provimit të Avokatisë.

Të gjithë të diplomuarit mund të punësohen në administratën publik qendrore dhe atë lokale, shoqëritë tregtare, Dhomat e Tregtisë, kompanive të siguracioneve, studiove ligjore, etj.

Share This: