“KONKURSI “KËRKIMI IM FILLON KËTU”


Ditën e Mërkurë, datë 29 Janar 2020 në mjediset e KUB u zhvillua ceremonia e shpalljes së fitueseve të Konkursit “Kërkimi im fillon këtu”.
Në këtë konkurs morën pjesë me punime studentë nga të tre fakultetet e KUB-it, por ata që spikatën dhe punimet e tyre u vlerësuan si më të mira ishin:

Në Fakultetin e Ekonomisë.
Juria e përbërë nga Prof. As. Dr. Ylber Bezo, Dr. Ariet Malaj dhe Dr. Enis Fita vlerësuan si:

Fitues të vendit të parë u shpallën dy grupe:

  • Denis Hajdari dhe Amarildo Bushi, viti II Informatikë Ekonomike
  • Isa Llanaj dhe Denis Nikolli, viti I Financë Kontabilitet dhe Informatikë Ekonomike

Fitues të vendit të dytë u shpallën:

  • Sergi Meçaj, viti II Informatikë Ekonomike

Fitues të vendit të tretë u shpallën:

  • Klevisa Hoxha, Andi Çabej, Anxhela Agolli, Olsian Bushi, viti III Administrim Biznesi

Ndërsa në Fakultetin e Drejtësisë & KSLP-së.
Juria e përbërë nga Prof. As. Dr. Simon Gega, Dr. Marko Bello dhe Dr. Marsid Gupi vlerësuan si:

Fitues të vendit të parë u shpallën:

  • Vera Dabërdini, Rediart Suli, viti III Drejtësi

Fitues të vendit të dytë u shpallën dy grupe:

  • Sara Kotobelli, viti II Master, FD
  • Mario Zaka, Viti II Asistent i Lartë Ligjor

Fitues të vendit të tretë u shpallën:

  • Adelajda Kola, Semela Muka, Xhoana Gjunga, viti II Drejtësi

Grupet fituese përveç certifikatës së vlerësimit, u mbështetën dhe financiarisht për punën e kryer dhe angazhimin dinjitoz.

Kolegji Universitar i Biznesit falenderon organizatorët dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë konkurs, si dhe inkurajon dhe mbështet çdo nisëm e cila në fokus ka studentin.

Share This: