Biblioteka


Siç edhe është shprehur në vizionin dhe misionin e KUB këtu praktika dhe teoria gërshetohen dhe paraqesin një tërësi në procesin e të mësuarit, prandaj biblioteka është një nga asetet më të mëdha të KUB-it

Me një kapacitet me rreth 2000 volume, e organizuar në sistemin e hapur me tituj të sistemuar sipas kategorive dhe disiplinave të mësimdhënies, ku brenda të njëjtës hapësirë është organizuar dhe salla e studimit me kapacitet rreth 60 vende.

Përveç librave, në sallën e bibliotekës ndodhen 4 kompjuterë (lap top) për kërkime të ndryshme online. Krahas librave KUB ofron dhe mundësinë e kërkimit të literaturës online nga biblioteka të njohura me të cilat ka realizuar abonime siç është Questia, Academia, etj., në të cilat studentët kanë mundësi të shfletojnë mbi mijëra libra dhe  miliona artukuj.  Për më tepër informacion klikoni në: Biblioteka Elektronike

Kjo bibliotekë u shërben  studentëve dhe stafit akademik, studiuesve dhe punonjësve shkencorë e bashkëpunëtorëve të KUB-it.

Gjithashtu, studentët tanë mund të lundrojnë edhe në bibliotekat me akses të lirë si:

Institucioni investon në mënyrë të vazhdueshme për pasurimin e fondit me burime të reja apo periodike të specialiteteve, për ta pasuruar me dijet dhe literaturë bashkëkohore.

Mjediset e bibliotekës janë të disponueshme nga ana e stafit dhe studentëve nga dita e hënë në ditën e premte 08:30-15:00 dhe 16:00-19:00

Share This: